速報APP / 圖書與參考資源 / Mburoja e muslimanit

Mburoja e muslimanit

價格:免費

更新日期:2019-07-12

檔案大小:17M

目前版本:1.0

版本需求:Android 4.1 以上版本

官方網站:https://www.facebook.com/kliton.lila

Email:kliton.lila@gmail.com

聯絡地址:RRUGA Fan Noli 340 , Tirana , CAP 1001

Mburoja e muslimanit(圖1)-速報App

Mburoja e muslimanit

Titulli në origjinal:

حصن المسلم

Autor:

Seid el Kahtani

Përktheu:

Azem Bardhoshi

Redaktor fetar:

Ismail Bardhoshi

Redaktor gjuhësor:

Mburoja e muslimanit(圖2)-速報App

Ilir E. Haxhiaj

Përgatitja kompjuterike dhe transkriptimi:

Jusuf Kastrati

FJALA E REDAKTORIT FETAR

Lavdia i takon Allahut, Zotit të botëve. Lavdërimi dhe paqja

qofshin për Muhamedin, familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata

që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Me qëllim që përkthimi dhe shpjegimi i lutjeve dhe dhikrit të

jetë cilësor, kemi shfrytëzuar rregullisht librat e tefsirit, të

shpjegimit të hadithit, të garib-it dhe fjalorët e nevojshëm.

Mburoja e muslimanit(圖3)-速報App

Në përkthimin e ajeteve u jemi referuar edhe përkthimeve në

shqip të Kuranit të madhërishëm.

Rrallëherë kemi përfituar dhe prej ndonjë libri të përkthyer në

shqip.

Poshtëshënimet a pjesët e tyre që janë midis kllapave katrore

[ ] janë të redaktorit fetar, kurse të tjerat janë të autorit.

Shpeshherë në poshtëshënimet e autorit ku përmenden burimet

e hadithit janë bërë dhe shkurtime, të cilat mendojmë se nuk

kanë ndonjë interes të madh për lexuesin shqiptar.

Në fund, e lusim Allahun që ta bëjë të dobishme këtë punë!

Mburoja e muslimanit(圖4)-速報App

HYRJA E AUTORIT

Lavdia i takon Allahut, Atij i bëjmë lavdi, Atij i kërkojmë ndihmë dhe

falje. I mbështetemi Allahut të na mbrojë prej të këqijave të vetes

sonë dhe të këqijave të veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk

ka kush e humb, dhe atë që e humb, nuk ka kush që ta udhëzojë.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut! I Vetëm

është Allahu dhe pa shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob i Tij dhe i

Dërguari i Tij. Salavati (Lavdërimi) i Allahut qoftë mbi Muhamedin,

familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre me

përsosuri në besim e në vepra, deri në Ditën e Gjykimit. Mbi ta

Mburoja e muslimanit(圖5)-速報App

qofshin edhe selamet e shumta.

Libërthi që keni në dorë është një variant i shkurtuar i librit tjetër

me titull “Dhikri, duatë dhe mjekimet me rukjet e Kuranit dhe të

Sunetit”, ku kam përmbledhur vetëm pjesën e dhikrit, me qëllim që

të jetë një doracak më praktik.

Këtu kam përmendur vetëm formulën e dhikrit, e po ashtu e kam

parë të mjaftueshme të përmend vetëm një ose dy nga burimet e

hadithit, të cilat janë shënuar tek varianti më i zgjeruar i librit. Kush

dëshiron të njohë sahabiun që transmeton hadithin, si dhe më

shumë hollësira mbi burimet origjinale të hadithit, le t’i referohet

Mburoja e muslimanit(圖6)-速報App

origjinalit të këtij libri.

E lus Allahun e Lartmadhërishëm, me emrat e Tij të bukur dhe

cilësitë e Tij të larta, që ta bëjë këtë punim të sinqertë për Të, ta bëjë

të dobishëm për mua në jetën e kësaj bote dhe pas vdekjes, por

edhe për këdo tjetër që e lexon ose e boton, ose bëhet shkak për

shpërndarjen e tij, sepse Allahu i Lartësuar ka fuqi për t’i bërë këto.

Salavatet dhe selami i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë,

Muhamedin, familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin udhën

e tyre me përsosuri në besim e në vepra deri në Ditën e Gjykimit

Privacy

Mburoja e muslimanit(圖7)-速報App

https://kurani-shqip.flycricket.io/privacy.html

Mail kliton.lila@gmail.com

Facebook https://www.facebook.com/kliton.lila

Mburoja e muslimanit(圖8)-速報App